Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pranuar një dhuratë (thurje dore) për vajzën e tij të posalindur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, të cilat i kishte punuar gruaja e ambasadorit.
Çeku ndau pamje nga takimi derisa ndau edhe detaje nga biseda.
“Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht. Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur. Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, shkruan ministri.