Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.
Osmani ka shkruar në Facebook se kjo është dëshmi e trashëgimisë së prekshme të Kosovës, e cila ndërlidh të tashmen me të kaluarën e largët.
“Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.
Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët.
Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme”, ka shkruar Osmani.