Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe 2 raste në Shtime, njofton policia
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në apelin e policisë.