Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar dy prindërit e tij.
Si pasojë e sulmit, i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.