Për kundër ditëve të kaluara, sot situata në pikat kufitare të Kosovës ka qenë më e qetë.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku për të dalë në Kosovë nga kjo pikë qytetarë duhet të presin deri në 2 orë.
Ndërsa, për të hyrë nga kjo pikë kufitare qytetarët janë duke pritur deri 15 minuta.
Pritjet për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarë janë duke pritur deri në një orë, ndërsa për të dal nga kjo pikë pritjet janë deri në 1 orë e 30 minuta.
Ndërsa në pikat e tjera përgjatë kufirit të Kosovës situata është më e qetë.