Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, më 11 gusht, udhëtoi për në Maqedoninë e Veriut, për një vizitë në komunën e Çairit në Shkup dhe komunën e Tetovës. Kurti u prit aty nga tre liderë të partive opozitare. Gjatë kësaj kohe ai nuk u takua me asnjë anëtar të qeverisë. Reagimet dhe kritikat mes partive politike maqedonase dhe figurave më të larta të shtetit pas vizitës së Kurtit kanë qenë të mëdha. Tubimet me flamurin “Autoctonus”, në kundërshtim me protokollet dhe ligjet, në të cilat mori pjesë edhe kreu i qeverisë së Kosovës, shkaktoi reagimin e krerëve të shtetit maqedonas, duke rrezikuar ftohjen e marrëdhënieve mes dy qeverive.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i është përgjigjur me një reagim të ashpërngjarjeve në Tetovë dhe Çair lidhur me shfaqjen e flamurit “Autoctonus”, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai gjithashtu shprehu shqetësim për ikonografinë e përdorur gjatë manifestimeve në prani të përfaqësuesve të lartë të vendeve të huaja
“Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste shtetërore paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara.”- ka shkruar Pendarovski.