Një autobus i linjës Prishtinë-Hanover, ka pësuar një defekt.
Si pasojë 70 mërgimtarë kanë mbetur duke pritur tash e disa orë, raporton Indeksonline
Njëri nga udhëtarët ka treguar se janë lodhur nga kjo pritje dhe se ndjehen të rrezikuar.
Sipas tij, aty do të presin edhe disa orë.
“Jemi më fëmijë, e të moshuar, na kanë lënë vet, po frikësohemi”, ka thënë ai.