Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e veteranëve të UÇK-së.
Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti dhe LVV-ja, vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së.
Më tutje Haxhiu ka thënë se veprimet e tij përçarëse po i bëjnë dëm vendit dhe po e lëndojnë pjesën më të ndjeshme të historisë së lavdishme, UÇK-né.
Reagimi i plotë i Haxhiut:
Nuk mund ta ndryshoni historinë!
Nuk mundeni as nuk do t’ ju lejojmë që ushtarët e ushtrisë vrastare e kriminale të Serbisë, t’i shpallni të pafajshëm.
Radomiroviqi ka deklaruar se ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Arbër Rexha, deputet i VV-së, thotë- jo s’ka qenë.
Kjo mendësi me i amnistu kriminelët serbë sikur Ivanoviqin, Radojqiçin, e tash këtë Radomiroviqin duke e emëruar zëvendës ministër është tentativë me ndryshu historinë, mendësi jugonostalgjike.
Qeveria Kurti dhe LVV-ja, vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, duke i etiketuar “mercenar”, e duke i përjashtuar nga paga minimale, ndësa veteranët e ushtrisë serbe i emëron në pozita udhëheqëse shtetërore.
Është për keqardhje deri ku ka shku degjenerimi i këtij pushteti.
Veprimet e tij përçarëse po i bëjn dëm vendit dhe po e lëndojnë pjesën më të ndieshme të historisë së lavdishme, UÇK-në.