72 persona të arrestuar dhe 34 armë të konfiskuar.
Ky është bilanci i operacionit “Goditja”, të realizuar nga data 8 deri më 12 gusht.
Policia gjatë kësaj kohe i ka kontrolluar 12 mijë e 38 vetura dhe 229 lokale.
“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, thuhet në njoftimin e policisë.