Një rast i dhunës në familje ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku kryefamiljari bashkë me dy djemtë e tij dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.
Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e saj.
52-vjeçarja ka dëshmuar para Policisë se vazhdimisht ka dhunë psikike e fizike prej burrit dhe dy fëmijëve të saj, dhe krejt kjo ndodh për motive xhelozie.
Duke u ndjerë e pasigurt për të qëndruar në shtëpi, viktima ka kërkuar që të dërgohet në strehimore.
Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa dy djemtë janë liruar dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.