Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ramoc të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke i vënë flakën vetes.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima është dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Vetvrasje në tentativë””, tha Elezaj.
Portali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.