Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një zyrtar policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar koloneli i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Rreshteri ishte zyrtari i parë që gazetari i është drejtuar dhe gjatë këtij kontakti dyshohet se nuk ka pasur një reagim dhe sjellje profesionale nga ai. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të mirë, të vazhdueshëm dhe profesional”, thuhet në komunikatën e PK-së.