Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë arrestuar shtatë persona për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, shkruan Gazeta Express.
Më pas pesë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy persona janë dërguar në mbajtje.
Të gjitha rastet e raportuara në polici
Rr.Arben Haliti, Skenderaj 11.08.2023-19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr.Bahri Kuqi, Vushtrri, 11.08.2023-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gr substance narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Rifat Vidishiqi, Mitrovicë Jugu 11.08.2023-21:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.43 gr substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.08.2023-00:05. Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Vezir Jashari, Ferizaj 11.08.2023-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.