Më poshtë raporti 24-orësh i policisë.
· Rahovec 11.08.2023 – 01:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt (strehimore), ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Rahovec 11.08.2023-13:05. Pas një mosmarrëveshje në familje, dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.