“Bllokohet” Merdarja, kolona rreth 1 km e pritje tri orëshe në hyrje e dalje

Kolonë 1 mijë metra në dalje, e 900 metra në hyrje është krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdare aktualisht.

Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, mërgimtarët po presin deri në deri në 3 orë e gjysmë, e për të hyrë deri në gati dy orë.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata ka edhe në Jarinjë dhe te Dheu i Bardhë. Pritjet për të dalë nga këto pika kufitare po zgjasin 1 orë e gjysmë.

Në Muçibabë pritjet në dalje janë 30 minuta, derisa në pikat tjera kufitare nga 3 deri në 5 minuta./Express