Qeveria e Republikës së Kosovës ditë më parë ka marrë një vendim përmes të cilit e mundëson regjistrimin me tabela të Republikës së Kosovës për makinat të cilat kanë tabela ilegale “KM”, “PZ” e të tjera.
Për këtë vendim kanë reaguar nga Beogradi zyrtar, derisa mbrëmë në veri të Mitrovicës në dhjetëra makina me regjistrim të Republikës së Kosovës janë shfaqur ngjitës që mbajnë stemën e Serbisë dhe që shënojnë “KM”, shkruan Kossevv.
Lidhur me këtë rast për Kossev kanë folur edhe nga Policia e Kosovës duke thënë se janë duke u marrë me të.
Lidhur me këtë rast për Kossev kanë folur edhe nga Policia e Kosovës duke thënë se janë duke u marrë me të.
Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Sipas komunikatës me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.
“Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhej në njoftimin e Qeverisë. ./Express/