Ndalohet personi që sulmoi ekipin e Nacionales në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili sot ka sulmuar gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, të cilin duke e përcjell protestën kundër Dokufestti në Prizren.

Derisa ekipi përkatës po raportonte për protestën, personi në fjalë ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se personi që ka sulmuar gazetarët është duke u intervistuar.

“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.

https://permbledhja.com/shko-ne-prishtine-ne-ate-vend-te-degjeneruar-momenti-kur-sulmohet-ekipi-i-gazetes-nacionale/