Në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit DokuFest.
Derisa po zhvillohej protesta, disa prej të pranishmëve e kanë sulmuar fizikisht gazetarin e gazetës Nacionale, Vullnet Krasniqi.
“Shko në Prishtinë, në atë vend të degjeneruar”, dëgjohet njëri nga protestuesit teksa i drejtohet Krasniqit, para se ta përzënë me dhunë nga vendi ku ndodhej ai.
Derisa protestuesit i janë vërsulur Krasniqit, dikush nga organizatorët ka bërë thirrje për qetësi dhe që medieve t’ju mundësohet ta kryejnë punën e tyre.