Deputeti i Behgjet Pacolli ka kritikuar Qeverinë Kurti për verimet që ka ndërmarr në raport me veriun.
Ai ka bërë me dije se Qeveria është tërhequr prej të gjithave veprimeve të saj.
Në profilin e saj në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se Kosova dhe qytetarët e saj po paguajnë çdo ditë për vendimet e “gabuara” të kësaj qeverie.
“‘Më vjen shumë keq kur shoh se si Kosova dhe qytetarët e saj po paguajnë çdo ditë për vendimet e ‘gabuara’ të kësaj qeverie. Mjafton të analizoni çdo vendim, nga ‘reciprociteti për targa’ e me tutje, dhe do të kuptoni se çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Kosova. Me reciprocitetin për targat…u legalizuan targat ilegale. Me dërgimin e policisë speciale….u dasht t’i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga. Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, këto veprime janë në dëm të shtetit të Kosovës.
“Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”. Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të Kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta.” Kho dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësishte!”, ka shkruar Pacolli.