Spitalet rajonale bëhen gati për një valë të re të Covid-19 në Kosovë

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, gjatë ditës së sotme ka takuar drejtorët e spitaleve rajonale në Kosovë.

Nga ta ka kërkuae që të mobilizohen për ndonjë valë të re nga Covid-19 në Kosovë.

“Dje kam pas takim me komunitetin. Prandaj e pashë të arsyeshme të ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me kërkua një mobilizim për ndonjë valë të madhe”, u është drejtuar, drejtorëve të spitaleve rajonale, Krasniqi.

https://permbledhja.com/75-aksidente-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove-dy-me-fatalitet-policia-shqipton-mbi-2100-gjoba/

E Krasniqi, gjatë ditës së djeshme ka takuar Komitetin të ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19.

Pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me coronavirus, rrjedhimisht edhe rritjes së rasteve të spitalizuara, sot u mbajt takimi i Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në nivel të ShSKUK.

Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

Në takim u konstatua edhe njëherë mungesa në disa fusha spcialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për anagzhim urgjent të stafit shtesë infermieror.