“Në mesin e shtatorit do të vijë ultimatumi për Kurtin e Vuçiqin”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq edhe pak javë do të përballen me një ultimatum nga SHBA e BE.

Kështu të paktën po parlajmëron gazetari serb, i cili jeton në qytetin e Mitrovicës së Veriut, Branisllav Krstiq.

“Në mesin e shtatorit, sigurisht që do të kemi një ultimatum për Kosovën dhe Serbinë me detyra specifike bazuar në aneksin e Ohrit”, tha ai për Gazeta Blic.

Ai ndër të tjera ka zbuluar edhe kërkesat e BE-së e SHBA-së që do të vijnë Kurtin e Vuçiqin.

“Presidentit serb, Aleksnder Vuçiq do t’i duhet t’u shpjegojë qytetarëve të tij se në Kosovë në fund të fundit ka marrë vetëm Asociacionin dhe se e ardhmja e serbëve të Kosovës është në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Derisa shtoi, se Kurtit do t’i kërkohet që t’i realizojë dy kërkesa.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i kërkohet që sa më parë të dalë me draftin e Asociacionit dhe procedurë të përshpejtuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të vendit”.

Ndryshe, në shtator është paralajmëruar takimi i radhës ndërmjet Kurtit e Vuçiqit.

Kurse, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se shumë shpejt do të tërhiqet vendimi që ndalon hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.Këtë informacion, Rashiq tha se e ka marrë nga kryeministri Albin Kurti.

“Mendoj se do të ndodhë së shpejti, me faktin se po lutem që të mos ketë ndonjë komplikim shtesë, që të mos bie në plan të dytë sepse është tani. gjëja e parë në agjendë”, tha Rashiq.