Shpërthen sikleti në Kanal10, gazetarët e ngatërrojnë Ardian Gjinin me Blendi Fevziun

Ndonëse ka edhe katër muaj deri në përfundim të vitit kalendarik, pra të vitit 2023, me shumë gjasë mbrëmë është bërë gafa e vitit në televizionet e Kosovës.

Dy moderatorë të Kanal 10, gjatë një lidhjeje live, e kanë ngatërruar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini me moderatorin e njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu.

Fillimi i intervistës ishte i sikletshëm, qysh ishte edhe vazhdimi i saj për disa sekonda.

Madje, moderatorët edhe i shtrojnë një pyetje Gjinit në cilësinë e Fevziut, derisa Gjini i tregon se kush është.

E aty, moderatorja u vu në siklet, siç u vu edhe moderatori. Për më shumë, shikojeni videon e publikuar në Tik Tok.

Video KËTU