Legjenda Roger Federer paralajmëron pensionimin nga tenisi

Legjenda Roger Federer, 40 vjeç, fitues i 20 Grand Slams, deklaroi në një intervistë me gazetën holandeze Algemeen Dagblad se fundi i karrierës së tij mund të jetë afër.

Ai tha se i pëlqen të jetë fitues dhe tashmë e ka kuptuar se nuk mund të jetë më konkurrues.

https://permbledhja.com/zyrtare-francisco-rivera-rinovon-edhe-per-nje-vit-me-llapin/

“Më pëlqen të fitoj dhe është më mirë të ndalemi kur nuk jemi më konkurrues. Nuk mendoj se kam nevojë për tenis. Unë jam i kënaqur me gjërat e vogla, si kur djali im bën diçka mirë ose vajza ime vjen në shtëpi me një notë të mirë.

Tenisi është një pjesë, por jo i gjithë identiteti im. Dua të jem dhe vazhdoj të jem i suksesshëm, punoj shumë për të, ndonjëherë më shumë seç duhet. E di që karriera nuk zgjat përgjithmonë”, tha zvicerani, pa luajtur një vit për shkak të një dëmtimi në gju dhe jashtë renditjes së ATP- së për herë të parë që nga viti 1997.

/GazetaBlic Sport/