Një protestë është organizuar para ndërtesës së Mitrovicës së Veriut. Shumica prej protestuesve, raporton Kossev, ishin shqiptarë që kërkuan ta dinin pse nuk iu kishin alokuar paratë pas dëmeve materiale nga përmbytjet në muajin janar.
Përmbytjet në muajin janar kishin shkaktuar dëme në shumë pjesë të Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës.
Më së shumti kishin vuajtur, siç thotë Kossev, banorët që jetojnë afër lumit në lagjen e Bosnjakëve.
Në fund të muajit shkurt ishte marrë vendimi që të ndaheshin 300 mijë euro për qytetarët që kishin pësuar dëme.
Sidoqoftë, mjetet sipas raportimit ende nuk janë alokuar.
Disa qytetarë u mblodhën sot para objektit të komunës. Ata u takuan nga kryetari i kuvendit komunal, Nexhed Ugljanin, bashkë me Katarina Axhançiqin dhe asamblistin Betim Osmani.
Ugljanin i tha kësaj gazete se qytetarët ishin të frustruar me mosndarjen e mjeteve dhe se mund të ndodhte edhe ndonjë konflikt fizik.
“Njerëzit nuk mund ta durojnë këtë lloj situate ku premtimet bëhen por nuk mbahen…” – u shpreh ai.
Ata kërkuan që të flisnin edhe me kryetarin e komunës, z. Erden Atiq, por kjo nuk ndodhi.