Në një kohë kur vrasjet janë shpeshtuar në Kosovë, Xhelal Sveçla po i shijon pushimet në Shqipëri.
Ministri i Punëve të Brendshme, bashkë me bashkëshorten e tij është duke qëndruar në Plazhin e Gjeneralit, vend turistik i shtetit shqiptar.
Në një fotografi të siguruar nga Paparaci, i pari i MPB-së shihet i shoqëruar nga gruaja e tij, teksa ecën buzë detit të Shqipërisë.
Tri vrasje kanë ndodhur në gjashtë ditët e fundit në Kosovë. Katër nga të dyshuarit për vrasje ose tentim-vrasje ndodhen në arrati nga shteti
Vrasja e fundit ishte ajo e mesnatës së të mërkurës, ku në fshatin Runik të Skenderajt një burrë mbeti i vrarë e tre të tjerë u plagosën.