Një grua ka vdekur dje në Gjilan si pasojë e rënies në një bunar.
Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është nxjerr nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka hapur rast “hetim i vdekjes”.
“Gjilan, 09.08.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia