Jack Reed, senatori amerikan, i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, ka zhvilluar edhe një takim me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
KFOR përmes një postimi në Twitter, ka dhënë detaje rreth këtij takimi.
Sipas njoftimit, në takim Ristuccia e ka informuar senatorin Reed për situatën në rajon.
“Senatori i Shteteve të Bashkuara për Rhode Island Senatori Jack Reed i bëri një vizitë te komandanti i KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë. Gjatë takimit gjenerali Ristuccia e informoi mysafirin e nderuar për situatën e përgjithshme në terren dhe aktivitetet e KFOR-it.” – thuhet në njoftim.
United States Senator for Rhode Island @SenJackReed paid a visit to KFOR Commander, at Camp Film City in Pristina. During the meeting General Ristuccia updated the distinguished guest on the overall situation in the area and #KFOR’s activities. pic.twitter.com/KMex98YhGH
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) August 9, 2023