Në ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë ku nga një përleshjen fizike rezultoi me një person të vrarë dhe disa të plagosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, dyshohet se në këtë përleshje është i përfshirë edhe Dukagjin Nikollaj, por i njëjti ndodhet në arrati. Ai njëherësh është i kërkuar edhe nga FBI.
Avokati Tomë Gashi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një postim përmes së cilit thotë se nëna e Dukagjin Nikollajt me nofkën “Duka” e ka autorizuar atë si avokat për ta mbrojtur birin e saj.
Për këtë autorizim avokati Gashi e ka njoftuar edhe prokuroren e rastit.
“Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat. Incizimet pamje kane…! Faktet askush mos te guxoje t’i ndryshoje – ligji do te veproje dhe secili do te pergjigjet per ate qe ka bere!”, shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.