Arrestohet vëllai i deputetit të VV-së bashkë me dy tjerë për sulm ndaj policëve të Kosovës

Prokuroria në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin prej 30 ditësh paraburgim për tre persona që e sulmuan një zyrtar policor.

Një raportim shqetësues vjen nga Veriu.info në lidhje me vëllain e një deputeti të Vetëvendosjes.

Kjo gazetë ka raportuar se vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca, Berati, është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me dy persona tjerë në mesnatën e datës 8 gusht.

Ai u arrestua për arsyje se kishte sulmuar zyrtarin policor me disa persona të tjerë, pasi paraprakisht  nuk i’u binden urdhërit të policisë për prezantim të dokumentave identifikuese.