Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ka njoftuar se 29 anëtarë të tyre në krye me shefin e këtij misioni, Giovanni Pietro Barbano, kanë dhuruar gjakë për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë.
Sipas EULEX- it, kjo është hera e 13-të që ky mision dhuron gjak.
“29 Anëtarët e stafit të EULEX- it, përfshirë Shefin e Misionit iu bashkua dje Fushatës sonë të 13-të të Dhurimit të Gjakut dhe dhuroi vullnetarisht për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë një traditë e EULEX-it që kontribuon në furnizim dhe rrit ndërgjegjësimin për një veprim shpëtimtar”, ka shkruar misioni i EULEX-it në Twitter.
Ata kanë përfunduar duke thënë se dhurimi i gjakut është një vepër shpëtimtare për ata që kanë nevojë.
2⃣9⃣ #EULEX’s staff members, including the Head of Mission @EulexHoM, joined yesterday our 13th Blood Donation Campaign & voluntarily donated🩸for the 🇽🇰 National Blood Transfusion Centre: an EULEX’s tradition that contributes to🩸supply & raises awareness of a lifesaving action. pic.twitter.com/x0GcCFP3sy
— EULEX Kosovo (@EULEXKosovo) August 9, 2023