Javën e ardhshme do të rifillojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK sipas kalendarit të publikuar në faqen e Gjykatës Speciale do të mbahet nga datat 14 deri më 30 gusht.
Ish-krerët e UÇK akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Deri më tani ndaj Thaçit dhe të tjerëve kanë dëshmuar 15 dëshmitarë.