Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas njoftimit të MINT, vërehen disa ndryshime të vogla të çmimeve nga 24 orët e kaluara.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.73 euro për litër, për benzinë është 1.67 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 euro.
Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 13 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.