Një kosovar është bërë lajm në mediat sllovene, pasi ka bërë një gjest human.
Alban Memqaj, pronar i një furre buke, u ka ofruar bukë falas të gjithë atyre që kanë nevojë., pas përmbytjeve në Slloveni.
“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.
Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj./albinfo.ch