Podujevë: Gjobitet qytetarja me 150 euro për hedhje të mbeturinave në hapësira publike

Komuna e Podujevës, sot gjatë ditës ka gjobitur një qytetare me 150 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në hapësirat e sheshit të qytetit.

“Kjo gjobë vjen falë bashkëpunimit të mirë të qytetarëve me institucionet lokale, ku për rastin në fjalë qytetarët kanë lajmëruar Drejtorinë e Inspeksionit dhe menjëherë është identifikuar personi që ka hedhur mbeturina, të cilës edhe i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro nga inspektorët e ambientit”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se i ftojmë të gjithë qytetarët që rastet e tilla t’i lajmërojnë në Drejtorinë e Inspeksionit!