“Për arsye familjare”, Mehaj konfimon se ka dhënë dorëheqje nga Qeveria Kurti

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Ai në një prononcim për indeksonline e ka konfirmuar largimin nga qeveria.

“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.

Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci

Gjithashtu, RTK ka raportuar se për Mehajn ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Në anën tjetër vlen të theksohet se është raportuar se Mehaj ka pasur mospajtime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin lidhur me qasjen e tij ndaj SHBA-ve dhe politikat e Kurtit në raport me FSK-në.