Deçan: Një grua dyshohet se bëri vetëvrasje, u dërgua pa shenja jete në QKMF

Një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje, të hënën.

Ajo është dërguar pa shenja jete në QKMF në Deçan.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Deçan 07.08.2023 – 04:00. Nga QKMF është informuar se nga familjar është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Viktima dyshohet se në rrethana të panjohura ka kryer aktin e vetëvrasjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.