Televizioni publik i Kosovës, RTK ka raportuar sot lidhur me dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në raportimin e mediumit publik thuhet se kryeministri Kurti e ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.
Ky i fundit pritet të zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci.
Sipas burimeve, arsyet për largimin e Mehajt janë familjare.
Qeveria ende s’ka konfirmuar diçka lidhur me këto raportime.