Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka falënderuar ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës.
Kjo për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Washingtonit, BE-së dhe Britanisë së Madhe në mbështetje të Kosovës.
Sipas Haradinajt arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.
Më tutje Haradinaj është shprehur se ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm.