Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar.
Sipas përditësimeve të fundit, mbi një orë po presin mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdar, teksa kolona është 600 metra.
Në të njëjtën pikë kufitare, për të hyrë ka pritje deri në 5 minuta.
Kurse te Dheu I Bardhë pritjet në hyrje e në dalje janë nga 5 minuta.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare tokësore situata është e qetë, me hyrje – dalje që shkojnë nga 5 minuta.
Për gjendjen në kufi mund të informoheni duke klikuar në këtë LINK.