Para pak çadtesh ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.
https://permbledhja.com/ky-eshte-personi-qe-mbeti-i-plagosur-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-kline/
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi.
https://permbledhja.com/publikohet-emri-i-te-dyshuarit-per-plagosjen-ne-kline-shpallet-ne-kerkim-nga-policia/