Të shtëna armësh në një lokal në Klinë kanë rezultuar me një të plagosur.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës, shkruan lajmi.net.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, thanë nga Policia.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thanë tutje nga Policia.