Dy qytetarë kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimeve tashmë të zakonshme.
Bëhet e ditur se një 45-vjeçar nga Kavaja e një 84 sosh nga Gjirokastra, kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 1215 raste të reja.
Më poshtë edhe të dhënat e plota.
“617 raste pozitive janë në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MSh-së.