Vrasja e rëndë në “Bon Vivant” siç duket ka ‘aktivizuar’ grupet kriminale në të cilat janë të përfshirë edhe vet të dyshuarit për këtë krim që tronditi kryeqytetin.
I dyshuari kryesor, Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani” nuk ka arritur të shpëtojë nga prangat e Policisë dhe tashmë ndaj tij është marrë vendim për paraburgim.
Por këtë masë sigurie, i riu me të kaluar kriminale, nuk po e shijon në “qeli”, pasi është i shtrirë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Te klinika ku ai po merr trajtim, siç thonë burimet e Sinjalit brenda kësaj qendre, dikush mbrëmë ka shtënë me armë, në afërsi të objektit.
Sipas informacioneve të para, Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë ndërmarrë veprime për të zbuluar personin apo personat që dyshohen se gjuajtën me armë.