E diela shënoi një ngjarje tragjike në Itali.
Një 19-vjeçar ka vdekur teksa po lahej në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit.
Shqiptari raportohet se kishte shkuar për pushime në Salento, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv
Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.
Sipas mediave italiane. ngjarja ka ndodhur teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare.