Lushaku-Sadriu: Çmenduri, për rezervat tonat shtetërore, po vendoska një sekser i Albin Kurtit

Kryetarja e Forumit te Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas paralajmërimit të gazetarit të Nacionales, Berat Buzhala, për publikimin e një sërë aktivitetesh të dyshimta të Ridvan Muharremit, pronar i restorantit “Bukë e zemër”, restoranti ku Kurti dhe Bislimi takojnë mysfirë të rëndësishëm.

“Çmenduri”, e ka quajtur Lushaku-Sadriu faktin që Ridvan Muharremi, i njohur si ‘Ridi’, ka vendosur për rezervat shtetërore të Kosovës.

Postimi:

“Çmenduri! Për rezervat tonat shtetërore, po vendoska Ridi, sekseri i Albin Kurtit! As procedurë, as relevancë; veq servilizmi i Ridit qenka i rëndësishëm me vendos për dhjetra miliona euro nga buxheti i Kosovës. Me e pru shtetin në gjendje, ku një pronar furre vendos për skenare të tmerrshme aranzhimesh, armë shtetërore e rezerva të vajit e miellit?! Tmerr, ku na ka katandisë kjo qeveri; në anarki totale shtetërore e skenare të frikshme korrupsioni”