“E tmerrshme, e papranueshme”, Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka denoncuar mbështetjen që po i jepet festivaleve si DokuFest nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Rrahmani e ka quajtur këtë mbështetje “të tmerrshme dhe të papranueshme” duke pretenduar se këto festivale që financohe nga paraja publike po promovojnë antivlera dhe degjenerim të shoqërisë.

“Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë,” – thotë ai.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që “këto degjenerime” të ndryshojnë “vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj.”