Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ka ngushëlluar familjen e dy viktimave vdiqën në një aksident në Kroaci.
Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur i tronditur nga lajmi i aksidentit me fatalitet.
“Jemi tronditur thellë nga lajmi i kobshëm i aksidentit me fatalitet që e ka pësuar bashkëqytetari ynë Safet Gashi nga fshati Pjetërshticë. Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura Njomza Olluri-Gashi dhe Olta Gashi”.
“Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht andaj familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve. Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë”, ka shkruar ai.