Një vajzë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht gjatë kohës sa ishte në një taxi.
Sipas raportit 24-orësh i Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Vushtrri.