Kurti njofton se nesër hapet konkursi për inspektorët e tregut: kemi trefishuar numrin e tyre

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga nesër do të jetë jetë i hapur konkursi për 27 inspektorë të tregut.

Me anë të një shkrimi në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton po e trefishon numrin e inspektorëvë të tregut.

Tutje, ai ka ftuar të interesuarit të aplikojnë.

“Pas konkursit për inspektorë shëndetësorë javën që lëmë pas, tani po e hapim konkursin për 27 inspektorë të rinj të tregut. 15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut”, ka shkruar Kurti.

“Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë.

Të gjitha informacionet lidhur me thirrjen dhe aplikimin mund t’i gjeni në vegëzën më poshtë”, ka shkruar ai tutje.