Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thirrur një konferencë për media e cila do të mbahet të premten.
Konferenca do të fillojë në ora 10:30, siç tregon zyra për media e kësaj partie opozitare.
Nuk dihet cila do të jetë tema që do ta trajtojë LDK, por opozita po e akuzon Qeverinë për korrupsion.
”Nesër më datë 4 gusht 2023, në orën 10:30, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në kumtesën e LDK-së.